Media argjentinase “TYC Sports”, pasditen e të martës raportoi lajmin e bujshëm se Lionel Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona. Që Messi ka vendosur të ndajë rrugët me Barçën për një sërë arsyesh tashmë është një fakt i kryer sidomos pas një Burofax-i që ka publikuar sëfundmi TYC Sports që hodhi fillimisht “shashkën”.
Një dokument që u publikua dhe më pas u fshi por kaq mjaftoi që ai të vazhdojë të bëjë xhiron e botës në mediat e tjera ndërkombëtare. Ja çfarë shkruan Messin në letrën që i ka dërguar klubit blaugrana:
“Unë kërkoj që të ndërpres kontratën e punës, që unë kam aktualisht në klubin tuaj, bazuar në klauzolën 24 që është në fuqi. Unë jam mirënjohës për të gjitha mundësitë, për rritjen personale dhe përgatitjen profesionale, që më janë ofruar gjatë kohës që kam punuar në klub. Ato mësime më lejuan të konsolidoj profilin tim teknik dhe njerëzor. Për arsye personale marr këtë vendim të vështirë, që shpresoj që të kthehet në një të mirë të klubit”, shkruhet në letrën e Messit, por çfarë është Burofax-i për të gjithë ata që nuk e njohin.
Këto lloj dokumentesh kanë vlefshmëri juridike, pasi në të është teksti, dërguesi, marrësi, data e dërgimit, pra si të ishte bërë nga një noter publik. Mbetet për t’u parë tashmë se cila do të jetë përgjigja e Barcelonës.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66