Lirim Gashi
Vjosa Osmani si politikane më ka rënë në sy shumë herët, ngaqë qasja e saj ndaj politikbëries ka qenë qysh prej fillimit e ndershme, sinqertë, përgjegjshme, ndërgjegjshme, llogaridhëniese, parimore, kredibile, profesionale, konstruktive, pragmatike dhe racionale.
Gjë që dëshmohet lehtë nëse analizohet karriera e saj politike në të gjitha fazat.
Sepse:
1. Vjosa asnjë herë nuk ka shfaqur ambicie të sëmura karrieriste dhe materialiste, prandaj asnjë herë nuk e ka zgjedhur rrugën më të lehtë për ngjitjen në hierarkinë partiake dhe shtetërore, e sidomos jo nëse kjo rrugë është ndërlidhur me dëmtimin të interesave kombëtare, popullore dhe shtetërore.
Përkundrazi, synimet e saj politike qysh prej fillimit kanë qenë fisnike, humane dhe konstruktive.
2. Për dallim prej shumicës absolute të bashkpartiakëve të saj të cilët politikën e keqkuptojnë (me apo pa qëllim) si Art për realizimin e mundësive të pakufizuara egoiste, karrieriste, familjare, farefisnore, klienteliste, klanore dhe materialiste, Vjosa Osmani politikën e kupton si Art të së mundshmes fisnike, humane, parimore dhe cilësore për të tjerët dhe vetveten.
3. Për Vjosen asnjë herë nuk ka ardhur në shprehje shkelja e premtimeve që ia ka dhënë elektoratit, e sidomos jo keqpërdorimi i postit gjegjësisht keqpërdorimi i legalitetit për përdhunimin e legjitimitetit.
4. Unë personalisht i besoj Vjosës plotësisht kur thotë- citat : “Unë kam lidhur pakt me votuesit e mi, prandaj nuk do t’i zhgënjej kurrë dhe me asnjë kusht, sepse politikën nuk e kuptoj si një veprimtari të vetqellimshme private, por si një platformë shoqërore dhe publike për realizimin e interesave të përgjithshme” , sepse këtë parim të përgjegjshëm, ndërgjegjshëm dhe llogaridhënës e ka dëshmuar në vazhdimësi.
5.. Unë personalisht i besoj Vjosës, sepse ajo realizimin e interesave personale e sheh si kuptimplotë vetëm nëse ndërlidhet me kontributin për ngritjen e mirëqenies së përgjithshme.
6. Unë i besoj Vjosës sepse e ka një qasje diametralisht të kundërt prej shumicës absolute të politikanëve kosovarë, të cilët futen në politikë me synimin për t’i realizuar interesat personale, egoiste, karrieriste dhe materialiste, pavarësisht dëmit që ia shkaktojnë interesave të përgjithshme kombëtare, popullore dhe shtetërore.
7. Unë jam 100% i bindur se Vjosa Osmani rrugës që e ka zgjedhur do t’i mbetet përjetësisht besnike, ngaqë pikërisht kjo rrugë e ka bërë cilësisht të dallueshme prej të tjerëve, sepse i tillë është edhe karakteri i saj.
8. I besoj Vjosës, sepse nuk është e barrikaduar në hendeqe të rrejshme ideologjike, si shumica e politikanëve vendor, të cilët përveç që s’kanë lidhje me ideologji s’kanë lidhje as me politikën moderne. Përkundrazi, politikbërien e tyre primitive e karakterizojnë metodat e dhunshme, skurrile, zullumqare, klanore dhe mafioze të organizimit politik e kadrovik, që në praktikë nuk dallojnë aspak prej atyre të Cosa Nostres siçiliane.
9. Unë besoj që Vjosa është një institucion kredibil politik, sepse ajo gjithmonë në fokus e ka ruajtjen e dinjitetit të njeriut dhe kolektivit, si dhe të sovranitetit të shtetit.
10. Vjosa është një politikane që nuk frikësohet, nuk bjen në kurthin e lakmisë dhe nuk dorëzohet para sfidave, edhe kur është e rrethuar nga një brigadë meshkujsh të dhunshëm dhe budallenjë, të cilët nuk e kursejnë nga asnjë ofendim dhe linçim, sepse ua çjerrë maskat pas së cilave fshihen fytyrat e tyre të shëmtuara, si askush tjetër.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66