Zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian thanë të mërkurën se nuk do të njohin rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi. Gjithashut, BE do të vendosë sanksione ndaj personave të përfshirë në mashtrimet zgjedhore si dhe në shtypje të protestave.
Deklarata është bërë nga shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel. “Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione ndaj një vargu individësh që janë përgjegjës për dhunën, shtypjen dhe mashtrimet zgjedhore”,- ka thënë Michel në një samit të jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së, i cili është organizuar për të diskutuar përgjigjen e bllokut evropian ndaj zgjedhjeve të 9 gushtit në Bjellorusi.
Vala e zemërimit në Bjellorusi është rritur prej kur Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se Lukashenka, që ka qenë në pushtet nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave. Kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya akuzoi qeverinë për manipulime masive.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66