Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Bekim Brestovci ka shpërndarë një informacion jo adekuat për ndjekësit e tij.
Brestovci ka shpërndarë diagnozën e rrejshme se si duhet të trajtohet koronavriusi në ambientet e shtëpisë.
Kjo terapi trilluese sot është demantuar nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka bërë thirrje që mos të ndiqen ato udhëzime. Brestovci e ka mbajtur për disa minuta terapinë “fake” në profil, për ta larguar atë më pas.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66