Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti, u poshtërua dje në Bruksel shumë keq nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndonëse Hoti e priti atë me buzëqeshje e me fërkim bërrylash në krridor. Kjo përulje e Hotit sikur nuk mjaftoi, dhe Vuçiq e injoroi dhe e përçmoi kur e pyeti: “a di ti (dhe jo ju) serbishtë? Hoti, në vend se t’i thoshte: “Unë jam ju, dhe jo ti!”, dhe ky i përuluri iu përgjigj: “Ooooh, kuptoj”, në vend se të heshte.
Brenda në tryezën e bisedimeve, Hoti ka folur për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, në çka Vuçiq e ka “korrigjuar, duke i thënë: “Këtu nuk janë dy shtete, por një shtet, që është Serbia, dhe një Krahinë Autonome – Kosova dhe Metohija”.
Hoti i ka duruar të gjitha këto poshtërime, sepse e di që qeveria e tij në faktë është qeveri e Vuçiqit. Ky mund ta rrëzojë qeverinë e Kosovës kur t’i teket apo kur t’ia dojë qejfi, ashtu veç për qejf.
Tani shtrohet pyetja, kush me kënd po negocion? Meqenëse qeveria Hoti është qeveri e formuar nga Thaçi, Haradinaj, Limaj dhe LS e Vuçiqit, i bie që Presidenti i Serbisë po negocion në Bruksel ndërmet dy qeverive të veta.
Ja ku e kanë sjellë Kosovën liderët analfabetë, injorantë, hajna dhe kriminelë! E plaçkitën dhe e sollën shtetin buzë bankrotit, e poshtëruan dhe pas mesnate bënë aleancë me Serbinë. Kur të falementojë dhe dështojë Kosova, Vuçiq ua bën kurthin servilëve shqiptarë dhe i futë të gjithë në burg.
Rifat Buzuku
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66