Rreth gjashtë muaj më parë, koronavirusi ishte përhapur në shumë pak vende të botës. Por, nga janari e tutje, virusi i rrezikshëm “shpërtheu” dhe brenda pak muajsh kaploi gjithë botën me shpejtësi alarmante, siç tregohet në vidoen e publikuar në Daily Mail.
Rezultati është ky, sot planeti numëron pothuajse 13.5 milionë raste, me ekspertët që vlerësojnë se numri i vërtetë është shumë më i lartë.Sipas gazetës britanike, projektuesit e vizualizimit të të dhënave të Global Stats përdorën të dhëna nga raportet e Organizatës Botërore të Shëndetit, për të krijuar një video të afatit kohor që tregon sesi përhapen rastet në vende të ndryshme të botës.
Global Stats tregon se sa i fortë dhe i fshehtë është armiku me të cilin përballet njerëzimi.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66