Lum Kosova për dr. KM Dullën dhe koordinatorin e dialogut, dr. Skendën!
KM Dulla i riparoi brenda muajit dëmet që qeveria Kurti ua kishte bërë raporteve ndërmjet tre musketirëve të LDK-ës dhe Grenellit. Ndërkohë, para se Dulla të kontrabandohej natën në krye të qivirijes nga Presidenti dhe ish-kryeministri, Gimi gjeti punë si shef i MPB.
I vetmi nga shokët e Grenellit që ende kishte mbetur pa punë, ishte Skender Hyseni. Por edhe këtij i paska dalë sot kismeti. Dulla e paska emëruar Skenden “koordinator të dialogut”, dhe ky të enjtën do të marrë pjesë në takimin e radhës me palen serbe në Bruksel. Puna e Skendës qenka me vizatue (draftue) kornizën e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që duhet të sjellë njohjen reciproke. Bashkimit Evropian dhe Serbisë nuk u mbetet tjetër, veçse t’ia bëjnë aminin vizatimit të Skender Hysenit!
Le të shpresojmë që Skenda nuk do të harrojë të marrë me vete shumë letra e lapsa vizatimi, sepse do të ketë shumë punë. Serbia nuk dërgon në Bruksel kamarierë çajtoresh, por diplomatë dhe ekspertë të fushave përkatëse!
P.S. Në fotografi shihen Grenell dhe tre aparatçikët e LDK-ës, katërshja që i bëri puç qeverisë Kurti në mes të pandemisë!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66