Studiuesit në të gjithë botën po garojnë për të gjetur një vaksinë kundër Covid-19. Sot numërohen plot 140 vaksina kandidate, që po ndiqen zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkruan ‘The Guardian’.
Vaksinat normalisht kërkojnë vite të tëra për testim si dhe kohë shtesë për ta prodhuar në shkallë të gjerë. Por shkencëtarët shpresojnë të zhvillojnë një vaksinë brenda 12-18 muajve.
Thelbi i tyre është të imitojnë virusin, apo një pjesë të tij, duke stimuluar sistemin imunitar që të zhvillojë antitrupa. Ato duhet të ndjekin standarde më të larta sigurie sesa ilacet e tjera sepse aplikohen në miliona njerëz të shëndetshëm.
Në fazën para-klinike të testimit, studiuesit ua japin vaksinën kafshëve për të parë nësë ajo shkakton një përgjigje immune. Këtë fazë e kanë kaluar të 140 vaksinat që po zhvillohen.
Në fazën e parë të testimit klinik, vaksina i jepet një grupi të vogël njerëzish për të përcaktuar nëse është e sigurtë për të mësuar më shumë rreth përgjigjes imune që provokon. Vetëm 19 vaksina janë në këtë fazë.
Në fazën e dytë, vaksina u jepet qindra njerëzvë në mënyrë që shkencëtarët të mësojnë më shumë për sigurinë e saj dhe dozimin e saktë. Deri më sot, 11 vaksina po aplikohen në fazën e tretë.
Ndërsa në fazën e tretë, vaksina u jepet mijëra njerëzve për të konfirmuar sigurinë e saj, përfshirë efektet anësore. Zyrtarish, vetëm 3 vaksina ndodhën në fazën e sipërpërmendur. Ndërkohë që nuk ka ende asnjë vaksinë të aprovuar.
Përgatiti JavaNews
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66