Ziadin Sela ka thënë se deri tani ata rezultatet që i kanë marrë deri tani në pjesën më të madhe të komunave në zonë 6 koalicioni është duke fituar.
“Jemi përpara në Gostivar, Bogovinë, Negotinë, Vrapçishtë, Bërvenicë, Tearcë që është shumica e komunave që janë atje. Jemi duke pritur rezultatet prej Tetove aty rezultatet shkojnë barabartë dhe të balancuar, kuptohet që kemi korr sukses në Haraçinë dhe ajo është kthyer në bastionin e shqiptarëve, Gazi Babë dhe Kumanovën legjendare koalicioni është duke quar dhe është përpara dhe mos ta harroj Studeniçanin. Patjetër sic i keni digju edhe mjetet e informimit edhe në Saraj por atje ka ndodh fenomeni i mbushjes së kutive ne do t’i ankimojmë atje ca rezultate të cilët kanë ndodhë në disa fshatra dhe kupthet që presim rezultatet në mënyrë që koalicioni jonë të dalë fitues dhe dalim t’i fitojmë këto zgjedhje”, ka deklaruar kryetari i Aleancës për Shqiptare, Ziadin Sela.
Këto janë rezultatet në komunën e Strugës
Në qytetin e Strugës, nga të dhënat preliminare, fituese është BDI-ja e Ahmetit me 6877 vota, ndërsa ASH-AA kanë marrë 6195 vota, shkruan Gazeta Express.Sipas të dhënave të fundit nga KSHZ, pas numërimit të 70% të votave, prin LSDM ndaj VMRO-së me epërsi të lehtë, ndërsa në bllokun shqiptar BDI ka epërsi prej 2% nga koalicioni ASH-AA.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66