Vuk Drashkoviq
“Ne vetëm ndikojmë në trutë e njerëzve”, ka deklaruar një propagandist i rangut të lartë nga Moska, duke komentuar mbi akuzat e shumta rreth “ndikimit dashakeq të Rusisë” në shumë shtete përreth botës.
Me shabllon të njëjtë, në dy dekadat e fundit, makineria e pamposhtur dhe e paautorizuar e luftës e propagandës së Serbisë së Milosheviqit, ka bërë lobotomi mbi qindra mijëra njerëz, e më së shumti, dhe në mënyrë më brutale, mbi rininë, e cila as që i mban në mend luftërat dhe krimet e kryera në ish-Jugosllavi.
Të rinjtë, viktimat e kësaj lobotomie, këtë 11 korrik, ku e tërë bota demokratike dhe me mend në kokë i bëri homazhe më mijëra boshnjakëve të vrarë në Srebrenicë, në Beograd përballë shtatores së Knjaz Mihailit, i brohoritën gjeneralit serb, të cilin “për shkak gjenocidit të kryer” Gjykata në Hagë e ka dënuar më burg të përjetshëm.
Ajo që nuk ka u ndodhur as gjermanëve e as japonezëve, që kryesit e krimeve t’i ngritin dhe lavdërojnë si heronj kombëtar, po u ndodhë serbëve. Po ndodhë një kthim mental në të nëntëdhjetat e tmerrshme. Pasionet anti-perëndimore dhe mbi të gjitha anti-amerikane, janë duke e vërshuar Serbinë, e tash edhe Malin e Zi. Po shumohen sloganet fanatike: Jo në Perëndim, por në Lindje, jo në BE e NATO, por bashkim me Rusinë vëllazërore.
Por Serbia është në marrëdhënie “armiqësore” me NATO-n. Si ë dhe ku të hiqet kjo marrëdhënie? Para katër viteve, zyrtarët e shërbimit sekret të Rusisë, së bashku me nëpunësit e tyre nga Serbia e Mali i Zi, provuan të bënin grusht shtet në Podgoricë, që të ndalin anëtarësimin e këtij shteti në NATO. Të themelojnë bazën ruse në Bokë dhe të sigurojnë hyrje në zemër të Ballkanit. Dhe për pak sa nuk patën sukses.
Nuk patën sukses, por as nuk hoqën dorë. Si grusht, këtë herë kanë zgjedhur kryepeshkopët dhe priftërinjtë e Kishës ortodokse serbe, të cilët i kanë bërë thirrje popullit ortodoks në Mal të Zi që të mbrojnë “shenjtoret serbe”. Terri i mesjetës sërish brenda nate e kaploi Malin e Zi, solli grindje, ndarje dhe urrejtje pothuajse në çdo shtëpi e familje.
Në krye të mbledhjeve kishtare kanë vendosur fëmijët, në duar ua kanë futur ikonat, qirinjtë dhe flamujt e kryqëzatave, me të cilat malaziasit gjithmonë janë nisur për betejë. Kryepriftërinjtë, priftërinjtë dhe populli i mobilizuar si të kishin marrë rolin e Batalionit famëkeq të Shtatë Ushtarak të Milosheviqit!
Në mënyre diskrete, nga prapavija, kryengritjen e priftërinjve e dirigjon Moska, ndërsa mbrojtën e zëshme edhe gati luftarake të “shenjtoreve”, e përkrahin në mënyrë të tërësishme, të fuqizuar dhe të ripërtërirë, pasardhësit e Serbisë së Milosheviqit. Tri dekada pas granatimit të Triglavit, kanë nisur granatimet e Lovçenit. Kanë shkatërruar çdo gjë, i kanë larguar nga Serbia të gjithë, e kanë përulur dhe turpëruar kudo. Kanë humbur edhe Kosovën, janë përzënë edhe nga Kosova, e tash përpijnë rrenën se Kosova është në një ndërtesë në New-York, ku e mbron dhe e ruan Rusia. Krejt i kanë çliruar, vetëm edhe Malin e Zi ta çlirojnë nga malaziasit. Të mbrojnë kishat ortodokse në Mal të Zi, të cilat askush nuk po i sulmon, e as rrezikon. Ta mbrojnë të drejtën e malaziasve që të jenë serbë, e drejtë të cilën askush nuk ua mohon.
Mbrojnë “fenë e stërgjyshërve”, me fjalime se sot më keq e kanë serbët në Mal të Zi se sa që e kanë pasur në Kroacinë gjenocidale të Ante Paveliqit.
Duket qartë se nuk janë “shenjtoret” ato që “mbrohen” e as kishat e manastiret, por dyert Otrantit dhe Gjiri i Bokës së Kotorit, synim strategjik i Rusisë. Rrëzimi i regjimit të NATO-s në Podgoricë dhe Mal të Zi, e pas asaj edhe kyqjen e Serbisë në bashkimin ushtarak rus. Ky është synimi kryesor i këtij komploti.
Por para komplotuesve qëndrojnë se paku dy hendeqe që nuk mposhten. Kundër tyre është shumica e popullit të Malit të Zi. Edhe aleanca e NATO-s, nga e cila kurrë dhe askush nuk ka arritur të rrëmbejë ndonjë anëtar.
Mali Zi do të mbrohet, por kujtimet e saja historike ndaj Rusisë dhe Serbisë do të dëmtohen për vitet që vijnë, plagët e shkaktuara nga vëllezërit dhembin më se shumti dhe shërohen më së vështiri.
Me sulmin e shtetit në Lovçen, popullit të saj po i shkatërrohet edhe pagëzimi i saj historik. Të pa marrit vesh po i përkulen Spartës Serbe dhe po i shpallin si degjenerues dhe ustashë të gjithë “Spartanët” që thonë se janë malazias. Nuk ka dhe nuk mund të ekzistojë një absurd më i madh. E as goditje më të rrezikshme në Mal të Zi mes serbëve dhe malaziasve.
Mali i Zi ka qenë Mal i Zi edhe kur, duke shikuar shkëmbinjtë e saj të lirisë, kemi parë Spartën Serbe. Edhe kur pothuajse të gjithë malaziasit thoshin se janë serbë, kanë qenë malazias, dhe mbi të gjitha, malazias. Shteti i tyre gjithmonë është quajtur Mal i Zi, kurrë Serbi. Para krijimit të Jugosllavisë, në Mbretërinë e Malit të Zi, kisha e saj ka qenë malaziase, e jo serbe. Edhe ajo ushtri, e cila në Bregalnicë dhe Mojkovc ka vdekur për Serbinë, ka qenë: ushtri e Malit të Zi.
Serbia dhe Rusia kanë një talent tragjik për t’i lënduar më të afërmit. Megjithatë, ky lëndim, gjithmonë u shkakton më së shumti lëndime vetvetes.
© KOHA.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66