Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 1700 testime dhe janë shënuar 241 raste të reja me Covid-19, ndërkaq 8 pacient kanë vdekur.
Në Shkup janë regjistruar 73 të infektuar, në Shtip 60, në Tetovë 32, në Gostivar 14, në Kumanovë 10, ndërsa në Prilep, Strugë, Manasrtir, Gjevgjeli, Koçan e Sveti Nikollë numra një shifrorë të të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë informoi se personat që kanë ndërruar jetë janë dy nga Shkupi, dy nga Tetova, dy nga Struga, një nga Gostivari dhe një nga Strumica.
Në Maqedoni numri i të infektuarve ka arritur në 9026, numri i të vdekurve në 414, ndërsa numri i të shëruarve në 4727.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66