Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka krahasuar veten me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump.
I ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai deklaroi se tani në vendin tonë po dalin shifra më të larta me njerëz të infektuar me Covid-19 pasi që ka më shumë mostra, dhe se sipas tij, atëherë kur shifrat ishin më të ulëta, njëra ndër arsyet ishte se kishte më pas mostra për testim.
Kur udhëheqësi i emisionit i vuri në pah se një teori të tillë e ka përmendur më parë edhe presidenti Trump, Lladrovci u shpreh dukë buzëqeshur: “ Si të njëjtë jemi me Donald Trump”.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66