Qëllimi i shkrimit: “Ne mendo se Ali Ahmeti s’di, ai me fitore bën kërdi”, s’është t’i bëjmë elozhe Ali Ahmetit, s’është për t’iu afruar BDI-së, por të tregojmë të vërtetën e pamohueshme politike të Ali Ahmetit, të vetëdijësimit të partive opozitare shqiptare që të përçarë duan ta sfidojnë BDI-në e Ali Ahmetit.
Opozita e përçarë dhe e ndarë e merr edhe popullin shqiptar në qafë, kot ne gërvallemi me shkrimet tona nëse ata që duhet mundur Ali Ahmetin s’janë të bashkuar, po të përçarë e krye më vete.
Dallimi i Ali Ahmetit nga Menduh Thaçi, Zijadin Sela e Bilall Kasami është se, Ali Ahmeti shkon në zgjedhje parlamentare e lokale për ta mundur opozitën e përçarë, kurse këta të dytët, opozita shqiptare përherë e përçarë në zgjedhje shkon vetëm për ta dëmtuar, e jo për ta fituar Ali Ahmetin. Qëllimi i opozitës shqiptare duhet të jetë fitorja ndaj BDI-së, e jo dëmtimi i Ali Ahmetit; Fitorja ndaj Ali Ahmetit e BDI-së bëhet vetëm me bashkimin e opozitës shqiptare e kurrsesi ndryshe.
@S.Mehazi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66