Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa trazoi rrjetin dhe tërboi te serbët me një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale.
Me flamurin e Shqipërisë së madhe që u ngrit në Beograd, Dua ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet në rrjetet sociale.
Ishte pikërisht ai flamur që ndërpreu ndeshjen Serbi – Shqipëri para gjashtë vitesh dhe kjo nuk është “kapërdirë” dot nga serbët.
Nga ana tjetër, serbët i ka zhgënjyer tejmase fakti që edhe ish-kapiteni legjendar Françesco Toti, e ka pëlqyer postimin e shqiptares.
Të shumta janë mediat serbe që kanë reaguar me fjalët: “Përse vëllai ynë na zhgënjeve?”.
Sipas tyre legjenda e Italisë ka qenë një përkrahës i madh i Serbisë, ndërsa tashmë ka zhgënjyer shumë njerëz në këtë vend pas pëlqimit të bërë te Dua Lipa.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66