Kritika në drejtim të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në lidhje me konferencën e mbajtur pak më herët për gjendjen në Telekomin e Kosovës, ka reaguar drejtori i Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj. Nga kritikat, ai nuk ka kursyer as LDK-në dhe as AAK-në. Miftaraj mbanë përgjegjëse këto tri parti, për siç thotë ai “shkatërrimin e Post Telekomit të Kosovës”.
“Hiç nuk kisha mund me parashiku e as që kisha besu që del PDK në konferencë për media dhe kërkon llogari për PTK-në, kur dihet që përgjegjësit kryesorë për shkatërrimin e PTK-së ende janë në zyrat e kësaj partie. Prej pas shpalljes së pavarësisë deri ne vitin 2018, PTK-në e kanë shkatërruar PDK dhe LDK në të gjitha sferat. Prej 2018 këtij shkatërrimi iu ka bashkangjitur edhe AAK. E qershia mbi tortë është personi që del në konferencë me fol në emër të PDK-së. Thjeshtë unike, e papërsëritshme”, shkruan Miftaraj.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66