Në lidhje me mosdorëheqjen e Hashimit si vijon:
Kur Ramushi u ftua nga Haga, ky tregoj dinjitet, tregoj burreshtetasin, nuk pranoj të intervistohet si Kryeministër. Unë dhe pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës e dijmë se Hashimi nuk ka dinjitet. Kanë mbetur edhe një pjesë e vogël e ajatollahëve të UCK-së dhe llaskucëve qe ende e shohin Hashimin si njeri të dinjitetshëm.
Hashimi ka siklete, është në zor. Nuk është e lehte të kryerja e detyra të strukturave të mshefta serbe, sidomos kryerja e detyrave të niveleve të larta siç ka kryer Hashimi. Kur qendra e strukturave të mshefta serbe ka stervitur individët e rekrutuar, nuk u ka mësuar një gjë që ne qytetarët e rëndomtë e kemi mësuar nga serbët, e kjo është: kad se pije ohoho, kad se plaqa shta je to (kur e pinë oh sa mire, kur vjen me pagua çka është kjo). Nuk ka ku të shkoj Hashimi nëse ofron dorëheqje, nuk i ka lënë vend vetit. Nuk është faji i kërkujt tjetër për këtë por i vet Hashimit. Tepër ka bërë: ohoho! Tani duhet të paguaj, dhe do të paguaj nuk ka shpëtim. Ky sigurisht do të bëj edhe ndonjë përpëlitje, por përfundimi dihet. Nuk i kreu punë përmbysja e qeverisë së dalë nga vullneti i qytetarëve të shprehur me 6 tetor. Ta shohim tash çfarë detyre do t’i ngarkojnë strukturate e mshefta serbe.
Xhevat Meha
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66