Se nëç’situatë do të kalojë Republika e Kosovës, po që se vërtetohen dyshimet e Prokurorisë së Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, nga gjyqtarët e kësaj gjykate, ekskluzivisht për Kosova.info, ka folur profesori shqiptar nga Parisi, NezirKraki.
Sipas Krakit, presidenti aktual Hashim Thaçi me nisjen e fushatës për ri-negocim të statusit, korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territorit me Serbinë, ka arritur që në marrëdhëniet ndërkombëtare çështjen e shtetësisë ta vë në rend të dytë,meqë Kosova tash po shihet vetëm si çështje e pa zgjidhur.
“Nuk mendoj që vendi do destabilizohej nëse konfirmohen aktakuzat. Liderë të Kosovës janë gjykuar edhe me herët në Hagë dhe s’ka ndodhë asnjë destabilizim. Ajo që pritët të ndodhë është stagnimi i proceseve të Kosovës si në aspektin e shtet-ndërtimit të brendshëm, ashtu edhe në aspektin e integrimeve dhe të njohjeve, sepse tash e tutje Kosova, pas fushatës së Thaçit për ri-negocim të statusit, shihet si çështje, jo si shtet!”, ka thënë profesor NezirKraki.
Poqëse dorëhiqet Thaçi, Kraki thotë se Kosova duhet të hyjë në proces zgjedhor.
“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje sapo të jetë e mundur në rrethana normale pas krizës se virusit. Zgjedhjet duhen jo sepse Kosova mbetet pa president por sepse Kosova duhet të ketë qeveri legjitime dhe Kuvend legjitim i cili pastaj do ta votojë një president normal.Asnjë veprim politik nuk i duhet Kosovës përveç menaxhimi efikas i krizës së virusit dhe përgatitja e zgjedhjeve të reja. Rasti i gjykatës speciale duhet të shihet si i ndarë nga « shëndeti » i Kosovës si shtet. Nuk është halli i Kosovës si të shpëtohet Hashim Thaçi, por si te shpëtohet Kosova!” – ka përfunduar ai./Kosova.info/
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66