ZEQIR BEKOLLI
Une prej ditës së sotshme i frikësohem mafias shëndetësore! Êshtë ditë e shtunë, pas dite… Ia mësyj për të satën herë Klinikës Infektive, me një udhëzim për ta bërë testin për COVID 19. Dhe pas kabinës se dezinfektimit takoj ministrin Zemaj, me kabinetin e tij, duke shitur poza. E përshëndes dhe i them mirë që qenke këtu. Shpresova se më në fund do të mund ta bëjë testin e shumëpritur, pasi në Ministrinë ku punoj ka shifër të madh te të infektuarve. Para meje një grua me një vajzë dhe kunati i saj. Ishin tmerruar. Ju kishte vdekur kryefamiljari në mungesë të tretmanit mjekësor, ndërsa prisnin para meje për testim. Gjatë kësaj kohe, iu afrova njërit që e shoqëronte ministrin Zemaj, kisha udhëtuar me qindra herë me autobusë të qeverisë, në kohën e formimit të institucioneve dhe sipas memories sime quhet Milazim. Por për ironi më tha nuk të njoh! Injoranti nga Dukagjini, thjeshtë, gënjeu. Pasi iku suita e ministrit une hyra në korridor. Një motër medicinale, mu drejtua. “S’ka teste!”. Unë ngula këmbë të më testonin dhe një mjeke e sinqertë tha se drejtori i ka thënë se s’ka teste?! Unë kaq mund të bëjë. Po ky farë “drejtori”, që mund të jetë ndonjë tregtar ilaçesh, tenderësh, apo testesh, qëndronte me suitën e ministrit, që më njihnin, sepse para dy treditësh bëra një shkrim publik ku paralajmërova se testet e dhuruara tashmë kishin depërtuar në tregun e zi. Dhe nuk kaloi as dy ditë e pohimi im sonte u vërtetua. Policia jonë profesionale e zuri me pelë për dore njeriun në kufi duke i kthyer rezultatet e mostrave COVID 19, nga Maqedonia, pasi kishte bërë teste ilegale. Suita me njohu, dhe “drejtori” m’u hakmor për shkrimin, që kisha bërë në dobi të interesit publik. Drejtuesi i një institucioni, që për mua nga sot nuk s’është publik, të hakmerret në mënyrën më primitive!!! I hipa veturës dhe u ktheva rrugës duke e rikujtuar albanologun e famshëm gjerman Robert Elsie i cili pat deklaruar: “ Po të jetoja në hapësirat e shqiptarëve unë do të çmendesha”. Robertit i dhashë të drejtë e unë fëmijëve të mi që sot do t’ju kërkoj falje edhe publikisht dhe ndjehem fajtorë pse i lashë në këtë tokë ku krimi, korrupsioni, nepotizmi dhe mafia kanë lëshuar shtat, saqë edhe Zoti po të ngritët në këmbë nuk mund ta këndellë. Rrugës m’u kujtuan intervistat e bisedat me komandantët Adem e Hamëz Jashari , që i kisha bërë më 1991 dhe 1998 dhe bisedat me heronjtë Abedin Rexha, Hoxhë Avdyl Krasniqi, Rifat Mëziu, Ymer Alushani, Gani e Sokol Elshani, dr. Hafir Shala e dhjetëra të tjerë, që idealin e kishin vënë para vetës dhe familjes për t’ju lënë hapësirë kriminelëve që e katandisen vendin dhe e sollën popullin në nivel robërie. Kosova, sot, nuk ka popull. Kosova sot ka pronarë të saj (uzurpatorë). Unë prej sot i frikësohem vendit tim, institucioneve shëndetësore. E palla nuk ma pat hëngër për regjimin e Millosheviqit edhe pse strukturat policore e agjenturore të cilat nja katër herë gati sa nuk më vranë. Njëherë publikisht në fshatin Bardh i Madh, në prani të fshatarëve më gjuajtën dhe më rrahën nja 30 policë për gati 1 orë dhe dy herë mezi iu shmanga Shërbimit Sekret Serb, që deshi të më ekzekutojë me revole me shurdhues, për shkak të aktivitetit tim publik- profesional. Dhe një herë me kolegët e mia Igballe Rexhen, Shukrie Gashin e Faik Binçen ,te Gurthyesi i Çikatovës së Vjetër, iu shmangem pusisë policore falë zhdërvjedhtësisë sime, dhe njohjes së terrenit i shpëtuam likuidimit si ekipë. Një herë tjetër po aq në rrezik ishim me kolegun Haqif Mulliqi tek shkonim në ceremoninë e varrimit në Likoshan-Qirez. Kalova nëpër ato rreziqe, përjetova bastisje të shtëpisë nga policia elite serbe, përjetova djegien e shtëpisë gjuajtjet nga ushtria e policia serbe dhe nuk doja t’ja dija për rreziqet, sepse shpresoja në idealin e heronjve e dëshmorëve , se pas çlirimit do të bëhej mirë. Por, kur këto ditë u solla për rreth spitaleve dhe dëgjova ankesat e qytetarëve, vetëm tash u binda se Kosova ka rënë në një robëri të re, në një hendek që nuk ia kisha dëshiruar as armikut. Prandaj, po e them publikisht që sot. Nëse dje nuk iu frikësova Serbisë ,sot, i frikësohem mafies shëndetësore! Unë nuk e kam ndonjë gjendje të keqe shëndetësore, por desha ta heq dilemën se në Ministri kam pasur kontakte me njerëz që tashmë janë të infektuar. Por nëse do të më keqësohej eventualisht gjendja , do të pranoj të vdes në oborrin tim, më parë, se të bie në duart e mafies shëndetësore. Kjo frikë, që ka ditë që e dëgjoj mes njerëzish, tashmë u binda se paska bazë
Autori është shkrimtar dhe gazetar i njohur nga Drenasi.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66