Edhe tri viktima nga COVID-19 janë regjistruar në Shqipëri. Të premten paradite është bërë e ditur se kanë vdekur një 52-vjeçar nga Tirana, një 57-vjeçar nga Kukësi dhe një 59-vjeçar nga Korça.Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë 55 raste të reja me koronavirus. Shumica e rasteve janë në Tiranë – 39. Në Vlorë janë katër raste, në Kukës tri raste e nga dy në Durrës, Krujë e Kavajë. Shkodra, Elbasani dhe Kamza kanë nga një rast të ri.
“Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre qytetarë të cilët po trajtoheshin në terapi intensive, të intubuar”, ka njoftuar Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë kryer 431 testime. Numri i të shëruarve ka kaluar numrin e rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë shëruar 77 pacientë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66