“Etnocentrizmi nuk do të jetë angazhimi ynë, por e mira e çdo qytetari në këtë vend. Që ky vend të përparojë, është më pak e nevojshme të kemi politikanë me prirje ta ndajnë shoqërinë në grupe brenda dhe jashtë, “ne” kundrejt “atyre”. Ne nuk duam të marrim pjesë në këtë lloj të pazareve. “Ajo që bëri Ahmeti ishte më shumë një mashtrim zgjedhor sesa një ide madhështore për bashkimin e shqiptarëve në vend.”ka deklaruar Taravari.
“Ne nuk na pëlqejnë lojërat e ndyra politike dhe llogaritjet. Në fund të fundit, me një të kaluar të pastër dhe të tanishme ne duam të hyjmë në qeverinë e ardhshme. Dhe me çdo kusht do të luftojmë për të ruajtur integritetin dhe konsistencën tonë ndaj qytetarëve. Në këtë kuptim, është një mision i pamundur që BDI dhe Aleanca të jenë në të njëjtin vend. Ne nuk duam të krijojmë një hibrid që nuk do të funksionojë, e as nuk mendojmë se duhet të lejojmë që partia jonë të shkrihet në një aleancë me një entitet që është plotësisht i degjeneruar dhe veprimet dhe pasojat e të cilit do të ndjehen për breza. “Do të përsëris, çmimi ynë është të marrim pjesë në zhvillimin e kësaj shoqërie, dhe jo në regresionin e saj,” tha Taravari.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66