UD.i kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka shprehur ngushëllim për humbjen e mikut të tij në betejën me Covid 19.“Miku im para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, i cili pamëshirshëm po merr jetë njerzish në mbarë botën, por edhe në vendin tonë” shkruan Rudari.Rudari ka bërë thirrje të respektohen rekomandimet e IKSHPK-së për mbrojtjen nga Covid 19, shkruan Gazeta Blic.
Postimi i plotë:U pikëllova shumë me lajmin që mora sot, për shkuarjen e hershme e të papritur në amshim të shokut tim të gjeneratës, fqiut tim të mirë, Ajfer Fetahu, i cili kishte kohë për të gjithë dhe ishte i dashur për të gjithë.
Që nga ditët e para të angazhimeve te rezistences ndaj regjimit pushtues serb, Ajferi ishte i angazhuar pothuajse në secilin proces, ndaj dhimbja për ndarjen nga jeta është shumë e madhe.
Miku im para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, i cili pamëshirshëm po merr jetë njerzish në mbarë botën, por edhe në vendin tonë.Në këto momente të dhimbjes së madhe jam me familjen Fetahubdhe bashkëndjej me ta.Ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e njeriut të mirë!I përjetshëm kujtimi për AjferinEdhe në këto momente dhimbje u bëj thirrje qytetarëve t’u përmbahen udhëzimeve të IKShPK-së dhe ta japin kontributin në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të familjeve!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66