Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar pak minuta më parë se përveç prokurorit, Ismet Ukshini, ka ndërruar jetë nga Covid 19 edhe një qytetar tjetër nga kjo komunë, raporton Gazeta Blic.Bëhet fjalë për Rexhep Baxhanakun i cili ka shërbyer si taksist për të cilin Haziri sqaroi se kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.Haziri ka shprehur ngushëllime familjeve për humbjen e tyre dhe ka bërë thirrje të respektohen masat.
Njoftimi i plotë:Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945) i cili ka shërbyer si taksist. Të dy kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.Në emër të Komitetit për menaxhimin e përhapjes së #COVID19, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Do t’iu qëndrojmë afër për ta përballuar dhembjen.
Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse po përballemi me një virus shumë të rrezikshëm!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66