Tejkaloeni mllefin nga rezultatet zgjedhore, mos i etiketoni shqiptarët, mos u hypni në qafë shqiptarëve për dështimin tuaj, keni pas përfaqësues në çdo vendvotim dhe secili prej tyre e ka aprovuar dhe nënshkruar procesverbalin për rregullshmërine e procesit. Edhe ju e dini se nuk ka gjase as teorike as praktike të keqpërdoret asnjë votë. Ka pasur mijëra mbikqyrës vendor dhe ndërkombëtarë të cilët nuk kanë konstatuar asnjë vërejtje. Lejni këto muhabete boshe që ju bëjnë të dukeni edhe më keq. Ejani të bëhemi bashkë dhe të zgjedhim kryeministrin e parë shqiptar. Mos e lëshoni këtë mundësi, mos rini në anën e gabuar të historisë. Shqiptarët e presin këtë nga ju dhe nga ne.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66