Trupi koordinues kombëtar për sëmundje infektive (TKK) i Malit të Zi solli vendim me të cilin vetëizolimi për kontaktet e të infektuarve nga koronavirusi zgjatë 21 ditë, njoftojnë mediumet malazeze.Siç theksohet, TKK, me propozim të Institutit për shëndet publik të Malit të Zi, vendosi t’i ndryshojë urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me karantinën dhe vetëizolimin e personave për të cilët ishin ose supozohet se janë në kontakt me persona të infektuar me koronavirus, kumtoi Qeveria e Malit të Zi.Në kumtesën e TKK-së theksohet se vetëizolimi deri në rikuperim, të paktën 21 ditë, u është caktuar atyre personave të cilët janë pozitivë në koronavirus, kanë simptoma të lehta ose nuk kanë aspak simptoma.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66