Lamtumirë vëlla!
Sot, në orët e para të agut, u nda nga ne familjarët, Vesel (Aziz) Gashi. Sapo kishte shkelur në vitin e 87-të të jetës. I përhershëm kujtimi i tij për vëllezërit, të birin, vajzat, nipat e mbesat!
AJRI
(De Rada)
Një varr deti në mes një qiell amorf përsipër
Kangjelat e mallit andej-këndej
Dhe vdekja neutrale
Kaq vite ajo re e bardhë
Në kokën e mjekrën e bardhë lëvaret
Një portret kothere buke
Vizatojnë fëmijët në leximet letrare
Mund të vuajsh të kesh uri e plagë
Dhe përjetësinë e ajërt:
E hedh me një hap pellgun e varrtë të detit
Andej e këndej një kangjele
Shpirt që nuk dëvaret –
Është parajsa e lashtë
Brenda robërisë lirike të ajrit
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66