Hoti në Bruksel: Fotografitë flasin sa një Roman….!
Jeni të lirë sejcili ta komentoni këto fotografi sipas mendimit tuaj! Unë do e jap mendimin tim, ndërsa ju mos u merrni me mendimin tim por thuani mendimin tuaj për fotografitë…!
Unë Kryeministrin e Kosovës, Abdulla Hoti, e shoh të ketë qëndruar disa orë në hollin e Selisë së BE-së në Bruksel, në pritje të takimit! Ndërsa pranë Tij kalojnë bashkë, Përfaqësuesi i lartë dhe Nënkryetar i Komisionit Europian, Josep Borell, me Presidentin e Sërbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kur afrohen pranë Borell dhe Vuciq, Hoti i pyet:
-A mund të vij edhe unë me ju?!
-Eja, eja,…, ia kthejnë Borel dhe Vuciq!
Pikërsht nga ajo që shoh në fotografi, nga takimi mes Abdulla Hotit, nga njëra anë, dhe Borell-it dhe Vuçiq-it, nga ana tjetër, por dhe ulja në të njëjtin krah me Vuçiq-in, në sallën e takimit, me Miroslav Lajçak, Ndërmjetës i BE-së në bisedimet Kosovë-Sërbi, pa asnjë dilemë them se Takimi në Bruksel, mes Hotit dhe Vuçiq-it, ka qenë përbuzës për Kosovën!
Daut Emini
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66