ZEMRI QAMILI – MERITOR MODEST, APO?
Në Makedoni shkova për herë të parë në fund të vitit 2004. Ai rrugëtim ishte një zgjidhje ngushëlluese për shkak të krizave e dëshpërimeve që më mundonin. U ndieva i lumtur kur më telefonoi bashkëveprimtari shqiptaro-danez Avdylhalim Kasami, i cili tashmë ishte kuadër i lartë në BDI-në (e Ali Ahmetit)…
Në vitin 2005 rastisi të njihem me një personalitet interesant: Zemri Qamilin, atëherë kryeshef i policisë në Tetovë. Njohja nuk qe në rrethana të volitshme…
Më vonë, kur u bëmë miq, ai zuri të përkujdesej ekstra për sigurinë time në Tetovë…
Në ndërkohë, tashmë Miku Zemri nuk qe përmbajt dot pa më rrëfyer për kontributin që kishte dhënë për Luftën në Kosovë. Kishte bërë transportimin transit të Hashim Thaçit, nga Qafëthana (kufiri MK/AL) deri në Jazhincë (kufiri MK/KS) dhe anasjelltas. Dhe, meqë më dukej interesant ai angazhim i tij, e lusja ta rrëfente edhe për hir të ndonjërit, duke kamufluar interesimin tim për të ditur detajet, si ishte toleruar ai, kryepolic, me auto zyrtar të policisë makedone, ta bënte shumë herë atë shërbim.
Rezultoi që Zemriun e kishte urdhëruar një funksionar shqiptar, i cili kishte autoritet të madh në Makedoni, ndoshta edhe kuadër në DBK (shërbimi inteligjent i Makedonisë, i cili asnjëherë nuk është pastruar nga dominimi i ish-UDBashëve titistë, kryesisht serbë, por edhe shqiptarë ortodoksë, që e fshihnin identitetin e tyre etnik).
Kur ia pata rrëfyer këtë ndodhi një Bashkëveprimtari veteran, që si hashimit ishte bërë funksionar në Kosovë, jo vetëm që nuk më besoi, por edhe m’u hidhërua, pse po sajoja insinuata të tilla kundër Hashimit. I ndodhi të vinte në Shkup dhe kërkoi ndihmën time për ta takuar me Zemriun, i cili tashmë ishte funksionar i lartë në Shkup. U takuam në restorant buzë kryeministrisë. Gjoja krejt spontanisht i fola Zemriut: “Të kam lavdëruar për kontributin Tënd gjatë lufte, për transportim të Hashimit, por ky shoku im dhe i Hashimit nuk më ka besuar. Të lutëm, ia rrëfe, që të ketë informim burimor.” [Parafrazim.] Fatmirësisht ai u ndie i ledhatuar me atë lavdërim, prandaj rrëfeu me kënaqësi e bindshëm. Hashimti që po e dëgjonte nuk ndihej mirë, sepse e dinte që ai shërbim i ishte bërë Hashimit, jo si Hashim i UÇK-së, por si Hashim marionetë. Prandaj vetvetiu krijoheshin dilema, përse kësaj radhe ky shërbim nga DBK/UDB-ja e Makedonisë?!
Mendësi interesante edhe e Mikut Zemri. Mendonte se askush nuk po e kuptonte që nuk kishte qenë angazhim patriotik, por e kishin urdhëruar…
Do kishte qenë taktikë e mirë mbrojtëse nëse avokatët e Hashimit do ta propozonin edhe Zemri Qamilin (në ndërkohë edhe zv-ministër i brendshëm në Makedoni) për dëshmitar në proces gjyqësor në Hagë – për të dëshmuar se Hashimi gjatë Lufte kishte qenë marionetë që ka zbatuar urdhra të eprorëve të tij, dhe jo udhëheqës politik i UÇK-së…
Ibrahim Kelmendi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66