Dullë baksuzi dhe bashkëjetesa me virusin covid-19
Dulla i paska gdhendur tri shtylla (një e paska harruar), mbi të cilat do të vendoset rimëkëmbja ekonomke e Kosovës. Ai i paska përmendur në debatin e zhvilluar në Institutin Riinvest, masat e qeverisë Kurti për menaxhimin e pandemisë dhe zbutjen e dëmeve ekonomike.
Shefi i qivirijes së natës paska përmendur ndarjen e 180 milionë eurove nga qeveria Kurti, prej të cilave u janë paguar të prekurve 80 milionë euro në fazën e parë, ndërsa 100 milionë eurot e parashikuara për fazën e dytë, po ruhen në sirtarin e.koalicionit të allishverisheve dhe pashpresës.
Sigurishtë, këto 100 milionën e mbetur në sirtarë, i duhen qeverisë Dulla për t’i mbyllur vrimat e korrupcionit dhe hajnisë: 27 milionë euro për Telekomin, që i ka borxh Z-Mobile-t të devollëve, 52 milionë kompanisë Bechtel-ENKA për asfalt, dhe 20 milionë euro kompanisë ContourGlobal, veç se ka ardhë me pa Obiliqin, dhe më vonë u tërhoq, me arsyetimin se nuk po i pëlqen klima politike. (Nuk besoj se e ka ditur që Presidenti i Kosovës do të ballafaqohet me Gjykatën Speciale në Hagë!) Dhe, rreth 30 milionë euro duhet t’i ndajë pë 10 komandantët e akuzuar nga Gjykata Speciale me seli Në Hagë, për t’i mbuluar shpenzimet e avokatëve dhe udhëtimet me fluturake private.
Qeverisë Koti i duhet një buxhet më i madhë, sepse ky i Kosovës nuk i përballon kërkesat e mëdha. Prandaj po e “rishikon”, respektivisht po kërkon që Kuvendi t’ia miratojë buxhetin e fryrë, që e futë Kosovën në borxhe. Nuk po flet më për 1.2 miliardë euro injeksion në ekonomi, të premtuara para se të bëhej kryeministë, madje as për 400 milionët e premtuar pasi u bë kryeministër. Kasa e qeverisë Dulle ka rënë në zero!
M’u ka mbushë mendja që qeveria e Dulles është baksuze, dhe kjo dëshmohet me fakte. E para, dialogun me Serbinë e nisi në Bruksel si i nënshtruar, jashtë çdo kodi diplomatik. E dyta, sot paska deklaruar se falë masave të marra nga qeveria, ka filluar të bjerë numri i të infektuarëve me virusin covid-19. Dje ishin 119, sot paskan dalë 145 të infektuarë, që i bie se po rritet numri, dhe nuk po zvoglohet, siç paska gënjyer sot kryeministri Dulla.
Rifat Buzuku
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66