
An Airbus A320 bearing the livery of Alitalia airline takes off from Rome’s Fiumicino airport on May 31, 2019. (Photo by Alberto PIZZOLI / AFP) (Photo credit should read ALBERTO PIZZOLI/AFP via Getty Images)
Para pak muajsh ishte Shqipëria që mbylli linjat ajrore me Italinë ndërsa tani janë pala italiane e cila kërcënon mbylljen e linjave ajrore me Tiranën.
Rastet e shumta shqiptare të ditëve të fundit në Toskanë, Itali, ka bërë që presidenti i këtij rajoni të kërcënojë me bllokimin e fluturimeve nga Tirana.
Enrico Rossi ka kërkuar informacione nga qeveria italiane, ose ka thënë se do të kërkojë bllokimin e fluturimeve.
Gjatë ditës së sotmë në buletinin e rajonit të Toskanës, nga 17 raste me koronavirus, 13 u përkasin personave që janë kthyer me avion nga Tirana.
Vetëm në javën e kaluar, numri i personave të kthyer nga Tirana dhe që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Toskana ka qenë 31.
Presidenti i rajonit Enrico Rossi ka kërkuar nga qeveria italiane që t’u japë të dhëna në lidhje me personat që vijnë nga Shqipëria, ose në të kundërt do të marrë masa ekstreme.
‘Do të bllokojmë fluturimet direkte nga Tirana’, është shprehur Rossi.
Vetëm pak ditë më parë Italia vendosi të bllokonte fluturimet direkte nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe vende të tjera aziatike.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66