Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë të mërkurën, kur u gjend e pajetë pranë një kishe një 16-vjeçare shqiptare. Mediat lokale kanë bërë publike foton dhe dëshminë e së motrës, e cila tha se atë natë ishte takuar me një oficer policie 27-vjeçar. Ajo e kishte marrë në telefon pas takimit duke qarë. Shqiptarja e mitur u gjet me plagë në kokë e trup të mërkurën në mëngjes nga punonjësit e komunës së pastrimit në Trikala. Familjarët e së ndjerës, i ati dhe motra binjake nuk pranuan skenarin e vetëvrasjes, teksa rrëfeheshin për stacionin televiziv ANT1.
I ati tha me lot në sy: Lulja ime është zhdukur. Unë nuk mendoj se ra vetë. Dikush të më thotë …Dua që e vërteta të gjendet …Ishte e pamundur për të që të ngjitej vetë në skela, të ecte në ekuilibër dhe të hidhej e të binte në tokë në hyrje të kishës.
Motra binjake e të ndjerës, kishte folur e fundit me të para ngjarjes tragjike:
Ata së pari dolën dje. Ai është shumë më i vjetër se ajo, ai është 27 vjeç. Ne u shqetèsuam, i thashë familjes time se motra ime ishte zhdùkur. Kemi njoftuar pòlicinë, u kemi thënë që duhet të kontrollojnë. Fajtori duhet të gjendet dhe tani hetimi për shkak të vetëvrásjes duket se është mbyllur, ndërsa në fillim na u tha se ajo nuk kishte asnjë arsye për vetëvrásje. U largua në 2 të mëngjesit për t’u takuar me oficerin e pòlicisë që kishte takuar. Ajo telefonoi dy orë më vonë, pa specifikuar se çfarë kishte ndodhur, e fiku telefonin dhe që atëherë ka humbur.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66