U prehsh në paqe Selam!
Me dhimbje të madhe pranuam lajmin për vdekjen e parakohshme të Bashkëluftarit tonë Selam Sulejmani.
Ngushëllime familjes e miqve.
Varrimi në ora 12 te varezat e qytetit në Tetovë!
Hisen Xhemaili
…….
Dimri po ngrinte gjithkund
shkurti e ndiqte janarin
trimat e mbronin nderin
të ndezur mbanin fanarin.
Ti nuk kishe si të veproje ndryshe
një ëndërr të ndriste në sy
një rrugë e babait,xhaxhait e Gjyshës
do të merrte një ditë dhe ty.
Për tokën e shenjtë
kishe dhënë një besë të burrit
me rënje i dhe krah Shqiponjës
me gjakun tënd-ngjyrë flamurit.
I rrëmbyer si uji në lumë
i pakapshëm si ëndrra në gjumë
këngën epike e donte shumë
atdhetar i lindur nga një brumë.
Dibran Demaku
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66