20 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut parashikon mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, që thirret nga kryetari i përbërjes së mëparshme, konkretisht Talat Xhaferi.
Kuvendi do të përbëhet nga 120 deputetë, të cilët kanë një mandat 4-vjeçar. Mandatin e deputetëve e verifikon Kuvendi dhe fillon që nga seanca konstituive.
Në nenin 63 të Kushtetutës parashikohet që nëse nuk caktohet seancë konstituive, deputetët mblidhen vetë dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e 21-të të përfundimit të zgjedhjeve.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, brenda 10 ditëve nga konstituimi i Kuvendit, mandatin për përbërjen e qeverisë duhet t’ia besojë kandidatit të partisë që ka shumicën në Parlament.
Mandatari në afat prej 20 ditëve pasi i jepet mandati, i dorëzon Kuvendit programin dhe propozon përbërjen e qeverisë. Qeverinë, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendi me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66