Familja e Haki Imerit, veprimtar i vrarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka publikuar edhe një dokument, që lidhet me keqpërdorimet e fondit të qeverisë së Bujar Bukoshit.
Në dokumentin e publikuar, shihet se Fatmir Zymberi, një zyrtar i ish qeverisë Bukoshi në Norvegji disa miliona ia ka dhënë Gani Thaçit, përcjell Bota sot.
Familja Imeri ka kërkuar nga Zymeri të tregojë se sa nga milionat e qeverisë Bukoshi, i ka përdorur në biznese private paslufte.
“Sipas të dhënave që ka ofruar Ibrahim Kelmendi, Fatmir Zymberi një zyrtar i ish qeverisë Bukoshi në Norvegji disa miliona ia ka dhënë Gani Thaçit. Fatmir Zymberi duhet të rrëfejë se sa para të atij fondi të qeverisë Bukoshi ua dorëzoi banditëve si ky i lartcekuri dhe sa nga ato miliona i ka përdorë në biznese private paslufte në Kosovë”, ka shkruar familja e veprimtarit të LDK-së.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66