Erdogani mbetet lojtar i madh në skenën botërore, por demokracia turke do ta paguajë me lirinë e reduktuar. Europa dhe SHBA do të kundështojnë sa për ta qetësuar opinionin, por duke parë gabimet që kanë bërë me pranverat arabe, më mirë do t’ishte të heshtin.
Ashtu si heshtin edhe për Arabinë Saudite, ku për konvertim dhe homoseksualizëm pritet koka, kurse për vjedhje dora…Perëndimi duhet të pushojë me imponimin e demokracisë, edhe atë në emër të paqes.
Demokracia është rezultat i iluminizmit, çfarë Lindja nuk ka përjetuar.
Është shumë lehtë të shiten avionët, kompjuterët dhe prodhimet tjera industriale, por iluminizmi nuk blihet, nuk shitet, sepse është vetëdijësim. Këtë dëshmon Ballkani.
Me evitimin e luftës qytetare, shpëtoi edhe Europa. Miliona refugjatë, do ta kishin shpërbërë dhe exitet si ajo e Anglisë, do të bëheshin njëri pas tjetrit…
Naser Aliu
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66