Drejtori i i Institutit Kombëtar të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. Francis Collins, tha se beson që një mjekim efektiv për COVID-19 do të jetë gati për 3 muaj.“Kemi bërë shumë përparime sa i përket terapisë. Kemi dy ilaçe të provuara, remdesivir dhe deksametazon. Të dy kanë rezultuar efektivë në testime rigoroze të rastësishme”, tha Collins për CNN.Remdesivir është një ilaç antiviral, i cili ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së personave të prekur me COVID-19 dhe funksiononte më mirë kur i jepej pacientit që në fazat e hershme të infeksionit.
Deksametazoni është një steroid që mund të pakësojë numrin e viktimave të pacientëve që janë të sëmurë rëndë.“E dimë që njerëzit e sëmurë rëndë kanë mpiksje gjaku dhe mund t’u vimë shumë në ndihmë nëse shmangim atë. Në këndvështrimin tim, terapia më emocionuese është përdorimi i antitrupave monoklonal, të marrë nga njerëzit që kanë arritur t’i mbijetojnë sëmundjes. Jam optimist, pa qenë tërësisht i sigurt, që do të kemi diçka ndoshta brenda 2 ose 3 muajve, sa i përket një trajtimi të efektshëm”, shtoi ai.
Sa i përket vaksinës, Collins u shpreh gjithashtu optimist për krijimin e saj brenda fundit të këtij viti.
“Testet e para do të nisin rreth datës 27 korrik në jug të vendit, ku koronavirusi po përhapet dhe do t’u kërkojmë 30 mijë vetëve të përfshihen në testime për të zbuluar nëse funksiponon”, tha Collins, duke shtuar se “Në momentin që një testim rezulton i suksesshëm, do të jemi në gjendje të prodhojmë disa dhjetëra milionë doza deri në fund të vitit”, tha ai.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66