Deputetja shqiptare, Rudina Hajdari, e bija e liderit të studentëve në vitet ’90 në Shqipëri, Azem Hajdari, foli për dashurinë dhe lidhjet që kishte babai i saj më Kosovën, derisa ishte gjallë.Vajza e tij thotë se ai kishte një dashuri të madhe për Kosovën dhe se i mbeti peng një dëshirë, të cilët fatkeqësisht nuk e realizoj dot kurrë, pasi u vra në rrethana të panjohura në vititn 1998.“I ngeli peng fakti që nuk arriti dot të shkelte në tokën e Kosovës së lirë dhe thonte shpesh që donte të shkonte në Kosovë dhe ta puthte tokën e Kosovës dhe këtë gjë e mbaj mend shprehimisht dhe më ka ngelur në kujtesë dhe për shkak të kësaj relate që ai kishte, ma ka injektuar edhe mua si Rudinë dhe jam munduar edhe sa isha në Amerikë që të kontribuoja sado pak për Kosovën”, ka thënë deputetja Hajdari.
Vajza e liderit të demokracisë, sic njihej Azem Hajdari, tregon se babai i saj kishte lidhje të forta me udhëheqësit e kohës në Kosovë, derisa kujton takimet që ai kishte me presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Babi ka patur një lidhje shpirtrore me Kosovën. Unë mbaj mend që ai ka patur marrëdhënie shumë të fort me presidentin Ibrahim Rugova. Ai vinte shpesh në Shqipëri dhe unë si fëmijë kisha kuriozitet ta njihja nga afër dhe kalonim shpesh momente familjare, momente pushimesh dhe me bënte përshtypje se si në kohë verë ai njeri mbante një shall dhe kështu me ma ngelur kujtimi dhe përshtypja e presidentit Rugova. Mundohesha të ulesha në një cep të dhomës dhe t’i dëgjoja ata se për cfarë flisnin”, kujton Rudina gjatë bisedës N’Konak.Ajo thotë së jo rrallë bisedat e tyre ishin shumë intensive, marrë parasysh situatën që ishte në të dyja anët e kufirit.
“Flas për përiudha të vështira, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë, vitet 1997 – 98 dhe do e mbaj mend gjithmonë atë përiudhë sepse babai e vuante shumë luftën në Kosovë. Pastaj mbaj mend edhe përiudhën kur erdhën shumë refugjatë nga Kosova dhe ne patëm dëshirën e madhe dhe në shtëpi strehuam disa familje dhe aty krijova edhe relata personale me fëmijët që erdhën aty dhe me gratë që kujdeseshin për ne dhe me kujtohet që shtronim sofrën bashkë. Kaluam përiudhë gati 1 vjeçare bashkë dhe kjo na lidhi edhe më shumë”, rrëfen e bija e Azem Hajdarit.Gjatë kësaj interviste, ajo foli edhe për fëmijrinë e saj, zhvillimet aktuale në Shqipëri e Kosovë e shumë çështje të tjera.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66