Boll rand po m’vjenë, po ja Musa…!!!
A ka ma rand se kur të thotë djali : e sheh si mundet BDI-ja, o bab’- dhe ta shkelë syrin n’çallam? Nejse, vërtet nuk i durohet çallami, ama edhe mua më erdhi lezet.
Po si mos m’vije lezet, kur m’teket se cilët i ka mund!? Ku e dini ju, sa m’kanë mund këta të BDI-së në Çegran? Jo ju, po as vetë nuk e mbajë mend se sa herë m’kanë mund? Abe ku m’xhijshin, n’livadh, n’park, n’hamlla, n’stadion, abe, çfarë t’u themë: m’dukojshin, m’pendulitshin sa herë që dojshin. Or burra, insaf nuk kishin sa t’mundshin, deri sa m’bonë për n’llikorë t’dashit!
Tash, nuk e dijë, a trenerin e kishin t’mirë, a këta e ndrruan taktikën, a birinxhi lojtar ishin, kët’ s’e mor vesht!? Po t’kisha mor vesht unë, nuk e mbyllsha karierën pa asnji fitore!? Ju tjerët nga ASH-ja, po te doni fitore, thirrni te ju mbajne sminare keto cunat e Çegranit! Prej këtyre vertet keni cka te mesoni, nëse doni fitorre?
Në fund një mesazh për ju që s’kishi insaf sa më mundshi. Unë prapë ju respektojë, por ju dini: largohuni ju të vjetrit, lëreni fëmijët tuaj të merren me këtë sport, se koha jonë mbaroi, dashkemi, apo s’dashkemi ne ta pranojmë. Ejani ke puçi ta bëjmë një domino, aman mos m’i përmendni zgjedhjet se gurët kokës do t’ua jap!
Zejni Bilalli – Ukshetina
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66