Megjithatë BDI-ja do lëshojë pe për kryeministrin shqiptar, këtë kërkesë gjatë fushatës zgjedhore e bëri për dy arsye: një, për të marrë votat e shqiptarëve, dy, për të përgatitur qytetarët maqedonas për një të ardhme me kryeministër shqiptar në RMV.
Gjatë këtyre tetëmbëdhjetë viteve kemi vërejtur se Ali Ahmet është tip sociopatik i kompromiseve e jo i shkompromiseve, i lëshimeve e jo të inateve politike, i durimit të skajshëm e të qëllimshëm për të mbërritur sigurtë në qëllimet finale politike. Shihet se gjatë qeverisjes BDI-ja asnjëherë nuk rri në krye, por nën hije të partnerêve koalicionues maqedonas, kjo metodë koalicionuese çdo herë i ka bërë fitimtarë ndaj partnerëve qeverisës. Edhe pse BDI-ja rrinte e humbur, e zhytur e nën hijen e Gruevskit, po kù është tani ai?, u eliminua. Ashtu veproi dhe me Buçkovskin e Cërvenkovskin, me Arben Xhaferin, Thaçin e Zijadin Selën, ku janë?, humbën të gjithë para Ali Ahmetit. I vetmi politikan shqiptar që mund të lavdërohet me fitoret e tij të njëpasnjēshme për shkak metodës së tij sociopatike politike është Ali Ahmeti!
Ua bën me dije të gjithë politikanëve qē për të qenë i sukseshëm e fitimtar duhet patur metodën politike psiko-sociopatike të Ali Ahmetit!
@S.Mehazi
Sulejman Mehazi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66