Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë Veriore
Për rezultatet:
Në radhët e votuesve shqiptarë që kanë pritur rezultate më ndryshe nga zgjedhjet e fundit parlamentare nuk duhet të ketë pakënaqësi të mëdha dhe zhgënjim.
Qytetarët dhe votuesit për të dytën herë e dhanë provimin e tyre, sa u lejojnë kushtet dhe rrethanat.
Rezaltatet nga zgjedhjet tregojnë se ndër votuesit shqiptarë dominon fryma për reforma dhe ndryshime, por varet nga drejtuesit dhe partitë politike të tyre se si do ta përdorin vullnetin e votuesve.
Raporti i forcave politike ndër shqiptarët, sipas votimit dhe mandateve të fituara është: për partitë në pushtet 15 mandate, për partitë e opozitës 17 mandate (12+4+1). Edhe pse ndër partitë e shqiptarëve nuk mund të përcaktohet saktë se cila parti ka qenë në pushtet dhe cila në opozitë.
Edhe në radhët partisë shqiptare që ka qenë deri më sot në pushtet vërehen ndryshime dhe reforma të bendshme. Shumica e kandidatëve që kanë fituar mandate janë figura të reja në politikë.
Sidoqoftë, së bashku shqiptarët kanë fituar numër më të madh të mandateve deri më sot: 32 deputetë, plus disa të tjerë në radhët e dy koalicioneve të mëdha të partive maqedonase dhe të bashkësive etnike pakicë.
(16.VII.2020)
Abdulla Mehmeti
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66