SIMBOLIKA E FLOKUT TË GJATË DHE MJEKRRAVE
Përmes figurave të reja në skenën politike, me frizura të dallueshme dhe mjekrra, shërbimet sekrete përcjellin mesazhe për opinionin në shtetet e rajonit, për imponim në skenën politike, me këtë edhe për qëllimet e veta.
Prodhimi serik i këtyre liderëve në disa shtete të rajonit, gjatë disa periudhave kohore, flet qartë se kjo nuk lidhet me ndonjë fenomen të zakonshëm, me shijet individuale të këtyre personaliteteve, aq më pak me modën që ndjekin ata, por me orientimin e tyre ideologjik, politik, fetar dhe filozofik, si ndjekës dhe përhapës të një ideje që synon ndryshime në jetën e një populli dhe rrjedhat shoqërore të një vendi, në ambientin ku shfaqen këto figura në skenën politike.
Frizurat dhe mjekrrat janë simbole të trashëguara nga lashtësia, sidomos nga Mesjeta, që shprehin potencën mashkullore të personaliteteve në jetën publike, shoqërore, fetare, akademike, politike apo ushtarake.
Varësisht nga qëllimet që duan t’i realizojnë formacionet e ndryshme politike e fetare, gati gjithmonë përçojnë porosi të caktuara nga shërbimet sekrete, të cilat i zgjedhin, i krijojnë dhe ngrenë në skenën politike të një vendi, për realizimin e qëllimeve të tyre në radhë të parë, ndërsa shoqëria dhe opinioni që i përkrahin dhe pasojnë këta individë dhe idetë e tyre i përçojnë dhe lënë gjurmë, në periudha të caktuara, me ndryshimin e rrjedhave të në jetën e një populli dhe të një vendi.
Paraqitja e këtyre figurave të reja në skenë, jo gjithmonë shënon kthesë pozitive. Mund të jenë lëvizje revolucionare dhe përparimtare, por nga përvoja e viteve të fundit në rajonin tonë, ndër disa popuj e në disa shtete, këto janë paralajmërime të rrezikshme për lëvizje jodemokratike, dekadente, radikale dhe reaksionare.
Në vazhdim ju sjellim fotografitë e tri figurave politike sipas këtij modeli, ndërsa për të tjerat, në skenën politike të vendeve të rajonit dhe në skenën politike shqiptare, mund të sillni konstatime sipas bindjeve dhe përvojës tuaj.
Secila teori ka edhe përjashtime nga rregullta e saj, por ato përbëjnë vetëm rastësi.
(18.VII.2020)
Abdulla Mehmeti
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66