Albulena Balaj-Halimaj është zgjedhur Zëvendëskryeministre në qeverinë e re, të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.
Balaj-Halimaj ka qenë deputete nga Nisma Socialdemokrate përpara se të merrte këtë pozitë. Ndryshe, ajo është edhe familjare e bashkëshortes së Fatmir Limajt, Arlinda Balaj.
Balaj-Halimaj derisa ishte deputete ka deklaruar pasurinë e saj, e që është në shifra të mëdha. Pasuria e saj i kalon vlerat e 1 milionë e gjysëm.
Ajo ka deklaruar tek pasuria e paluajtshme pasurinë në vlerën 1 milionë e 364 mijë euro, duke përfshirë tri shtëpi dhe truall.
Ajo ka deklaruar edhe dy vetura në vlerën 13 mijë euro, dhe 175 mijë euro tek posedimi i aksioneve.
Paga e saj vjetore është në vlerën mbi 24 mijë euro. Kësisoj pasuria e saj në total arrinë vlerën mbi 1 milionë e 578 mijë euro./Bota sot
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66