Profesori i njohur universitar, Enver Bytyçi përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me hetimin e financimit të Ministris së Integrimit për kompanin e Parisit e cila ka lobuar për Kosovën, transmeton “Bota sot”.
Profesori kërkon që të hetohet menjëhere Ministria e Integrimit e qeverisë Haradinaj e cila ka dhënë para për lobim për ndryshimin e kufijve midis dy vendeve dhe atë në llogari e rekomandim të presidentit Thaçi.
Postimi i plotë
Sikur të mos mjaftonin paratë e qeverisë së Beogradit, për ndarjen e Kosovës, buxhetit të Serbisë për këtë qëllim i është shtuar edhe një buxhet i Ministrisë së Integrimit të Republikës së Kosovës!
Nëse në Kosovë ekziston shteti i së drejtës, duhej të kishte filluar menjëherë hetimi i financimit që Ministria e Integrimit e qeverisë Haradinaj ka dhënë për lobim për ndryshimin e kufijve midis dy vendeve!
Financimi i kompanisë së Parisit nga kjo ministri është përdorur për lobim në llogari të Thaçit për shkëmbimin e territoreve! Kjo është një shkelje e rëndë e kushtetutës dhe ligjeve të vendit, shkelje e cila dënohet nga kodi penal i Republikës së Kosovës.
Hetimi duhet të përfshijë jo vetëm ministren Hoxha, por edhe ata që kanë pasur dijeni ose kanë nxit e urdhëruar këtë akt antiligjor dhe antikombëtar, përfshirë ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, nëse ai ka është ose jo i implikuar në këtë aferë! Por ka mundësi që financimi të jetë një akt i fshehtë i kurdisur dhe rekomanduar nga presidenti Hashim Thaçi! Prandaj edhe ai duhet të jetë pjesë e dosjes hetimore.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66