Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk i ka dhënë fjalën kryeministrit Avdullah Hoti në seancën e sotme të Kuvendit.
Me të përfunduar fjalën shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, kryeministri Hoti ngre dorën për të marrë fjalën, por kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani fjalën ia kalon deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila. As më vonë fjala nuk i ka kaluar kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti.
Ditën e djeshme Kuvendi i Kosovës votoi me 61 vota qeverinë e re të kryesuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike e Kosovës.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66