Pasditen e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ishte drejtuesi i Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë, Mirgit Vataj. Ai ka folur për abuzimin dhe shantazhimin e 15-vjeçares nga Tirana, historia e së cilës tronditi mbarë opinionin publik.
Ajo u abuzua seksualisht nga një 65-vjeçar, i cili për më tepër i bëri dhe video intime të cilën e ndau me tre djem që banonin në të njëjtën zonë. Ato shantazhuan të miturën se do i publikonin pamjet dhe kështu përfituan nga ajo. Vataj ka treguar për “Ftesë në 5” se videoja në fjalë ka marrë pothuajse 1000 pëlqime në platmormën sociale ku është hedhur.
Ai u shpreh se kjo shifër është e tmerrshme sepse këta njerëz kanë pëlqyer material pornografik me një të mitur. Vataj ka hedhur dyshimin serioz se në Shqipëri ekziston një rrjet i gjerë pedofilie.
“Është hedhur në një platformë sociale dhe një video që ka material pornografik me të mitur, merr pothuajse 1000 like, merr komente ku fëmijët dhe personat që po abuzonin me fëmijët, i ftonin që të kryenin dhe akte të tjera, komente nuk e di se çfarë të them…mendo pak ku po shkon shoqëria jonë. Ishin persona të rritur, shtetas shqiptarë, persona që i kishin bërë like kësaj videoje. E kupton ç’do të thotë? Një person që i bën like një materiali që është pornografi me të mitur. Ne kemi patur dyshime që më përpara, mendojmë dhe kemi dyshime të arsyeshme që në Shqipëri mund të ketë një rrjet pedofilësh. Viktimat e abuzimit seksual, kur abuzohen nga dikush, nga dikush tjetër, nuk është një viktimë rastësore. Pedofilët e njohin njëri-tjetrin, shkëmbejnë informacion me njëri-tjetrin, viktimën mund ta kalojnë në dorë të njëri-tjetrit. Kemi kemi dyshimin serioz që në Shqipëri mund të ketë një rrjet pedofilësh”, u shpreh Vataj.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66