Tirana mposhti Besëlidhjen me rezultatin 5-1 të enjten dhe kualifikimi në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë është një formalitet. Lezhjanët shënuan të parët me anë të Edmond Hoxhës dhe skuadra e Emanuel Egbo reagoi menjëherë.
Barazimi nuk vonoi, sikurse edhe përmbysja. Goli i Elton Cale madje konsiderohet një kryevepër në kampin bardheblu. Video e golit është postuar sërish në rrjetet sociale dhe këtë herë numërohen edhe pasimet.
17 stacione, para se topi të përfundonte në rrjetë. Braziliani Cale ishte protagonist jo vetëm me gjuajtjen e tij, por edhe me përpjekjet për ta mbajtur topin në lojë, në fillim të aksionit, që u konkretizua me gol. /abcnews.al
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66