Premtime
Kur del në mejdan (fushatë) për të fituar dhe për tu pasuruar dhe llastuar, flet i pakontrolluar, vetëm votat për ti fituar. Herë-herë as vetes si beson, por lojalët pa kuptuar e kujtuar janë të bindur për hatër, se me vërtetë (nime) do mundë të bëhesh kryeministër.
Për 16 vjet qeverisje çka propozoi e çka realizoi, na e mori fytyrën e na dëshpëroi.
Na tha : lirinë do ua mbrojnë!
-Sopotasit, të rastit Monstra Lagjia e trimave e shumë të tjerë do na dëshmojnë.
Na tha: drejtësi në gjykatë do ketë!
-Kush ka pas punë më ta, kanë pa diskriminim të vërtetë. Shqiptarëve dënime drakonike e të tjerët më arrest shtëpie.
Na tha: do ua mbrojmë jetën, dinjitetin dhe fëmijët!
-Rasti Almirit, thotë ndryshe, Enciklopedia ofenduese dhe vrasjet e pandriçuara si dhe zhdukjet, pyetni prindërit e tyre, çka u thotë zemra?
Na tha: Do e zhvillojnë ekonominë dhe rendin urban!
-Taksa jonë shkon huq bashkë me reminencën e me lokale e ndërtesa çdo park e kanë zënë.
Na tha : Do ketë rend social!
-Po, shqiptarët presin rend për ndihmë sociale.
Na tha: ne do e mbrojmë shqiptarinë!
-Na mbrojti, gjatë çdo fushate, rrahje ,dhunime dhe plaçkitje në forma të ndryshme.
Ka edhe shumë për të shkruajtur, por s’ka fletë, mur, e papirus që mund t’i nxënë të pabërat e të bërat pazar me interesin shqiptar!
Reshat Kamberi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66