Nesër fillon afati i parë i paraqitjeve për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme komunale për vitin shkollor 2020/2021. Në kushte të pandemisë globale të #covid19, ekipet e NJTKZ – Tetovë sot mbaruan dezinfektimin e jashtëm dhe të brendshëm të të gjitha shkollave të mesme komunale. Në të gjitha shkollat e mesme komunale duke filluar prej neser e deri më 18 qershor, do të bëhet regjistrimi i nxënësve, gjithnjë duke respektuar protokolin shtetëror për regjistrim të nxënësve në vitin e parë, si dhe rekomandimet tjera për mbrojtje shëndetësore!✅
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66