E përshëndeta në çastin kur e kishte ndalur kosën me motor.Më njohu dhe mu afrua.
Më tha:M’duket se ti nuk e di se, vorraxhiut nuk i thuhet punë e mbarë.Ne merremi me xhenazet ene…
-Mirë de, mirë, ia ndërpreva fjalën, e di, më fal se rrëshqita. Mu afrua i buzëqeshur.Kuptoi se desha diç ta pyes.Bëri lëvizje mirëkuptimi me kokë, më shiqoi miqësisht drejtë në sy, dhe nxorri një pasthirmë,”Hë, hë hëde!”.
Pa e zgjatur e pyeta urdhërueshëm:
-Më jep fjalën se do më tregosh drejtë!Në këto tre muaj karantinim, për shkak koronavirusit, a keni qenë më të angazhuar me punë në krahasim me muajt para koronës?
Ai pasi barti drejtpeshimin në këmbën tjetër, kruajti zverkun dhe u përbetua:
– Për allah, edhe ne vorraxhinjtë çuditemi.Më parë, ka pas ditë kur kemi përcjellë 5/6 xhenaze në ditë, kurse këto 4/5 muaj ndodh në javë të kemi 1/2 xhenaze.Tetova është shehër i madh.Është për t’u çudit kur thonë se kaq e kaq të sëmurë dhe po aq kanë ndërruar jetë!Me nder me thënë, nënën e nënës krejt atyre ekspertave rrenaveca e dallaverexhi, që njerëzit mos t’jenë t’shashtisur si budalla,le t’pyesin krejt vorraxhinjt e dynjasë se, sa punë kanë pas me xhenaze vite më parë, e sa sivjet; e do e dinë të vërtetën.
I besova, ngase ditë më parë edhe dy vorraxhinj tjerë më thanë të njëjtën në humor, (sa i zi aq edhe i bardhë):
-Nëse do zgjas kjo koronë kështu, ne vorraxhinjtë për allah do ngelim pa punë.
***
U largova me përshëndetje joformale, por të sinqert nga perosnazhi që përkujdeset për ata që e kanë lënë këtë botë, me bindjen se të gjithë informatorët e të gjitha llojeve kan anashkaluar deri tani burimin kryesor të informimit për Covit-19!
Xhemil Daci
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66