Kur liderët e partive politike i lidh biznesi i paligjshëm, sapo të shfaqet njeriu i drejtë, ata tubohen dhe krijojnë frontin e përbashkët për të luftuar kopeisht atë ‚çudi-njeri’ i cili nuk synon të vjedhë si ata!
Ata e shajnë atë „UFO“ mu ashtu si ndihen vetë dhe saktësisht si besojnë se janë vetë!
Ata kanë vjedhur shumë lekë dhe dëshirojnë t‘i konsumojnë ato jashtë burgut! Populli i voton e rivoton sepse vjedhja dhe dobësimi i shtetit nuk i intereson: me rëndësi të mos i preket megjja!
Në fakt, tani shihet se koalicioni qe krijuar formalisht, vetëm për ta mashtruar votuesin, se gjoja e provuam, por ata dëshmuan se me njerëz, që nuk vjedhin, nuk kanë llogari të qeverisin!
Kur kryetari i shtetit si lypës nxiton pas mesnate prej dere në derë për të detyruar deputetët, aty shihet paniku që i kishte kapluar dhe si kërkohej shpëtim kolektiv i Prontos. LDK e Mustafës është pjesë integral e e tij!
Tani detyrë kryesore e Veglës është të përjashtojë edhe Vjosën, si Sejdiun, që e pat sjellë Veglën në LDK.
Mustafa i hakmerret Rugovës sepse ai nuk e ka dashur pranë vete!
Naser Aliu
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66