Nuk kemi pse çuditemi me këtë bollën e vrarë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, përderisa gjarpri i shtëpisë vazhdon më keq se ajo t’i kafshojë e helmojë tinëz shqiptarët në Maqedoni, por edhe në Shqipëri, Kosovë, viset tjera shqiptare dhe në Mërgatë.
Çfarë projekte në interes të shqiptarëve realizon kjo Akademi e Shkencave dhe Arteve, ku edhe disa shqiptarë rrinë ulur bashkë dhe hanë me një sofër me shovinistë dhe racistë të ngjashëm me këtë akademike ogurzezë; ndajnë mendime dhe ide, bëjnë plane dhe projekte, zhvillojnë bashkëpunime “të frytshme” edhe me Akademitë tona, në Tiranë e Prishtinë?
Pse në emër të bashkëpunimit mes dy Akademive, të Shkupit dhe të Tiranës, u imponohet shqiptarëve në Shqipëri ta kenë në duar edhe ta lexojnë në gjuhën e tyre amtare “Historinë e Popullit Maqedonas” të Bllazhe Ristevskit, redaktorit të Enciklopedisë më antishkencore dhe raciste që njeh historia e mendimit shkencor, njërin nga librat e historisë që nuk e lexojnë dhe nuk i besojnë as vetë maqedonasit?
Pse duhet ende të tolerohen gjarpinj të zi me emra akademikësh, intelektualë të rrejshëm dhe individë me dosje të trasha krimesh prej agjentësh të ish-shërbime sekrete jugosllave, dora e parë në spiunimin e intelektualëve shqiptarë, kolegëve të tyre të dikurshëm, shkrimtarë, redaktorë dhe gazetarë në “Flaka e vëllazërimit” në “Rilindja” dhe institucione të tjera, të cilët edhe sot shërbejë si ndërmjetësues mes këtyre Akademive, vendosin se kush duhet të bashkëpunojë me cilin, me cilat ide dhe për cilët projekte, cilët duhet të janë anëtarë të rregullt, e cilët të jashtëm të këtyre Akademive, pa e gabuar asnjë milimetër zonën e interesave serbe në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë?
A duhet ende të shtiremi sikur nuk i dimë e nuk i njohim këta gjarpinj, që e kanë helmuar dje dhe vazhdojë ta helmojnë edhe sot qenien shqiptare, në pjesët më të ndjeshme të saj, identitetin, gjuhën, historinë, shkencën, arsimin, kulturë dhe gjithçka që është me frymë shqiptare?!
(7.VI.2020)
Abdulla Mehmeti
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66